Lifestyle
Risia më e fundit! Tani Messenger tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën tuaj
Kujdes, tani do të njoftoheni nëse bëni “screenshot”. Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty. Kjo duket të jetë arsyeja pse Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve.
A mund të ndihmojë vitamina D kundër Covid-19? Universiteti i Harvardit zbardh rezultatet që duhet t’i dini të gjithë në këtë kohë pandemie
Si funksionon? Shumë thjesht – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjesht hyni në një bisedë, rrëshqisni lart dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.
Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjesht rrëshqisni përsëri lart dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra! Përveç kësaj, Messenger tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.
Në “Vanish Mode” në rast se ndonjë përdorues përpiqet të bëjë ‘screenshot’ të ndonjë bisede, atëherë përdoruesi tjetër do të njoftohet menjëherë.
Kjo është një veçori e marrë nga Snapchat.