Kronike
Aksident i rëndë në aksin Fier-Ballsh, tre të mitur të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin “Fier–Ballsh”, në afërsi të fshatit Plyg. Sipas informacioneve paraprake, një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, i cili drejtonte një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke bërë që makina të dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e mitur, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, gjithashtu banues në Mbyet. Të tre të miturit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy pasagjerët ndodhen në sallën e operacionit për shkak të plagëve më të rënda që kanë marrë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.

