Bota
Mesazhi shokues/ Trump falenderon Iranin për goditjen me raketa që bëri mbi bazat amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane për sulmin që kishte ndërmend të kryente në bazën amerikane në Katar dhe ka falënderuar Republikën Islamike për këtë akt, i cili nuk lëndoi asnjë jetë amerikane.
Përpos kësaj, qartazi, Trump ka ftuar palët, përfshi Izraelin, drejt uljes së tensioneve dhe drejt një paqeje të mundshme në Lindjen e Mesme.
Përmes një publikimi në median e tij sociale Truth Social, Trump shkroi se Irani tashmë u përgjigj zyrtarisht ndaj sulmit amerikan, në një mënyrë shumë të dobët dhe për të cilën amerikanët ishin njoftuar dhe morën të gjitha masat për t’i asgjësuar sulmet.
Më pas, ai tha se shpreson që pas këtij sulmi, të mos ketë më “urrejtje” dhe ftoi palët që përmes përkushtimit të tij, të vazhdojnë një rrugë drejt paqes dhe harmonisë në rajon.

