Bota
Trump: Botë urime, është koha për paqe

Është një mesazh shumë i thjeshtë, por i cili pason një përgjigje më të gjatë që kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri sulmeve “të përmbajtura” iraniane
Irani ndoshta ngriti flamurin e bardhë. Trump duket se e pranoi.
Më 21 qershor deklaroi se një përgjigje iraniane ndaj sulmeve të SHBA-ve do të përballej me një forcë të furishme.
Më 23 qershor, gjërat kanë ndryshuar dhe pikërisht ajo përgjigje iraniane, mund të jetë shkrepësja që do të ndezë çuditërisht jo zjarrin e luftës, por maturinë drejt zgjidhjes diplomatike në tryezë.Është herët shumë të thuhet se si do të shkojë e gjitha, por presidenti amerikan, Donald Trump, e “bekoi” rrugën drejt paqes me një mesazh të thjeshtë: “Urime botë. Është koha për paqe”.Është një mesazh shumë i thjeshtë, por i cili pason një përgjigje më të gjatë që kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri sulmeve “të përmbajtura” iraniane.
Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane për sulmin që kishte ndërmend të kryente në bazën amerikane në Katar dhe e ka falënderuar Republikën Islamike për këtë akt, i cili nuk lëndoi asnjë jetë amerikane.Përpos kësaj, qartazi, Trump ka ftuar palët (përfshi Izraelin) drejt uljes së tensioneve dhe drejt një paqeje të mundshme në Lindjen e Mesme.Përmes një publikimi në median e tij sociale Truth Social, Trump shkroi se Irani tashmë u përgjigj zyrtarisht ndaj sulmit amerikan, në një mënyrë shumë të dobët dhe për të cilën amerikanët ishin njoftuar dhe morën të gjitha masat për t’i asgjësuar sulmet.Më pas, ai thotë se shpreson që pas këtij sulmi, të mos ketë më “urrejtje” dhe ftoi palët që përmes përkushtimit të tij, të vazhdojnë një rrugë drejt paqes dhe harmonisë në rajon.
Mesazhi i plotë i Trump
Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Janë qëlluar 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u “lirua”, sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm.Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE.Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej.Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
albanianpost.al

