Connect with us

Kosova

Kurti takohet me Vuçiç në Zyrën Ovale/ Charles Kupchan tregon se kur është vendosur që të ndodhë

“Në muajt e ardhshëm pritet riangazhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, duke përfshirë një takim të liderëve Albin Kurti dhe Aleksander Vucic në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë nën patronatin e presidentit amerikan, Donald Trump” – keshtu ka deklaruar Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.

“Shpejt do të shihni një riangazhim të Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të shihni Trumpin që të sjellë liderët e të dy vendeve në Zyrën Ovale për ta shtyrë procesin përpara, teksa presidenti amerikan e sheh veten e tij si paqebërës”, ka theksuar në një intervistë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kupchan gjithashtu ka shprehur besimin e tij për arritjen e një “kompromisi të vështirë dhe të dhimbshëm” që do të sjellë paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka shtuar se në dialogun Kosovë-Serbi ende ekziston një perspektivë që ofron dritë në fund të tunelit, duke përmendur arritjen e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit në vitin 2023.

“Sot jemi në një pozitë të vështirë sepse kemi paqëndrueshmëri politike në Beograd dhe në Prishtinë. Asnjëra palë nuk kërkon të vazhdojë më tej. Por mendoj se nje dite jo te larget të dy vendet do të jenë të gatshme të bëjnë kompromisin e vështirë e të dhimbshëm për të arritur paqen”, ka nënvizuar mes tjerash Kupchan.

Advertisement