Connect with us

Rajon

Lavrov hidhet në zjarr për Vuçiçin: Perëndimi nuk duhet të zbatojë revolucionin me ngjyra në Serbi

Rusia shpreson që situata në Serbi të qetësohet “në përputhje me Kushtetutën” dhe se Perëndimi nuk do të ndërhyjë duke mbështetur “një revolucion me ngjyra”.

Këtë e tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse, në lidhje me demonstratat dhe dhunën e dy ditëve të fundit në Beograd.

Lavrov po i referohej termit “revolucion me ngjyra” në ish-republikat sovjetike pas rënies së BRSS-së, si në Gjeorgji dhe Ukrainë, me rrëzimin e qeverive në pushtet, në të cilat Moska pa ndërhyrjen e Perëndimit.

Deklarata e shefit të diplomacisë ruse, vjen një ditë pasi në Beograd dhe qytete të tjera serbe, policia u përplas me studentët dhe qytetarët që zhvilluan mosbindje civile, pas të cilës, u arrestuan disa persona. Studentët kanë paralajmëruar se do të rikthehen në protesta.

Advertisement