Politike
“Nënkryetarët s’i kam të lodhur”/ Kryebashkiaku i Kavajës sfidon Ramën: S’do i largoj se e tha kryeministri

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka folur për mediat pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtuesve të Njësive tha se I pyetur nëse do të zbatojë kërkesën e Ramës për të shkarkuar kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarëve të bashkive, Qosja tha se nuk do t’i shkarkojë ata sepse e kërkoi kryeministri, por nëse duhet do ta bëjë vetëm për shkak të performancës. Qosja gjithashtu tha se nënkryetarët e Kavajës nuk janë të lodhur, siç i karakterizoi Rama.
Pjesë nga intervista
Qosja: Nuk do shkarkoj për shkak të kryeministrit, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës
Pyetje: A janë të lodhur nënkryetarët e bashkisë tuaj?
Qosja: Jo të mitë jo.
Pyetje: Nuk bini dakord me këtë kërkesë të kryeministrit?
Qosja: Jo absolutisht jo. Ju më bëni pyetjet politike. Ai e ka me të vetët, nuk e ka me të mitë.
Pyetje: Nuk e ka me ju?
Qosja: Jo absolutisht.

