Bota
Kërkohet dëshmia e Maxwell/ Rihapen hetimet për Epstein, kërkohen emra të rinj të përfshirë

Departamenti amerikan i drejtësisë ka kërkuar një takim me Ghislane Maxwell, bashkëpunëtore e e Jeffrey Epstein, për ta pyetur në lidhje me ccështjen që ka trazuar politikën amerikane javët e fundit.Maxëell aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg për trafikim seksual të fëmijëve dhe krime të tjera.Zëvendësprokurori i përgjithshëm Todd Blanche tha se departamenti ka kontaktuar avokatin e Maxeell dhe mendon të takohet së shpejti me partneren e Epstein, për ta pyetur nëse ka informacion në lidhje me dikë që ka kryer krime kundër viktimave.Avokati i Maxeell, David Oscar Markus, i tha CNN se ka diskutime me qeverinë dhe se Ghislaine do të dëshmojë gjithmonë me të vërtetë.Maxëell u dënua në vitin 2021 për krime që lidhen me rekrutimin dhe trafikimin e vajzave adoleshente për t’u abuzuar seksualisht nga Epstein.Administrata e Donald Trump është përballur me reagime gjithnjë e më të ashpra për trajtimin e dosjeve të Epstein. Prokurorja e përgjithshme Pam Bondi kishte premtuar prej kohësh të publikonte sa më shumë dokumente që ishin në zotërim të Departamentit të Drejtësisë, por e hoqi dorë nga ky premtim në fillim të këtij muaji duke njoftuar se nuk ka prova që Epstein mbante një listë klientësh ose ishte vrarë.Për vite me radhë, figura politike të krahut të djathtë dhe jo vetëm kanë pretenduar se politikanë dhe figura të tjera publike ishin të përfshirë në krimet e Epstein.

