Connect with us

Pinknews

Aksident i rëndë/ Ndërron jetë vëllai i Gjesti, u përplas për vdekje me një motor katër-rrotësh

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër – me inicialet K.B. – është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti

 

Advertisement