Bota
Netanyahu urdhëroi sulme në Gaza, të paktën 65 të vrarë! Trump: Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, armëpushimi nuk është në rrezik
Të paktën 65 persona janë vrarë që dje pasi Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat ushtarake të kryejnë sulme të reja në Gaza ndërsa akuzoi Hamasin për shkelje të marrëveshjes.
Ky veprim erdhi pasi dorëzimit të eshtrave të një tjetër pengu por rezultoi se nuk i përkisnin asnjërit prej atyre të 13-ve që mbahen aktualisht në enklavë, si dhe pas shkëmbimeve të zjarrit që ndodhën në Gazën jugore midis IDF-së dhe militantëve të grupit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbrojti sulmet e Izraelit duke thënë se ato ishin të justifikuara sepse, sipas tij, “ata vranë një ushtar izraelit”, pa e përmendur Hamasin.
Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet”, tha Trump duke u shprehur i bindur se armëpushimi nuk është në rrezik dhe se asgjë nuk do ta rrezikojë atë.
Lajm në përditësim…