Politike
Me dorën në xhep e shkelmin në fyt, ulemi në kafe që të tallemi pak me ata që protestojnë
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në facebook rënditjen e vendeve ku jetohet më keq në të gjithë botën. Shqipëria është në vendet e para për cilësinë e keqe të jetesës. E 14-ta, në radhë Shqipëria është i vetmi vend i hapësirës së BE që është në këtë listë duke përfshire edhe Rusinë e Ukrainën që janë në luftë. Por që për Palokën edhe atje u jetoka me mirë se në Shqipëri.
“Tani hajde mblidhemi hedhim fishekzjarre per ata qe na kane zhytur dorën në xhep e shkelmin në fyt”, shkruan deputeti demokrat. ”Pastaj ulemi në kafe para televizorit që të “tallemi” pak me ata që protestojnë …”, vijon ai ironinë.
Postimi:
E pse të dalim të protestojmë??!!
Statistikat botërore për 25 vendet me cilësinë më të ulët të jetës. Shqipëria e 14! Të vetmet vende të tjera evropiane që janë në këtë listë, janë Rusia dhe Ukraina, po dhe atje jetohet më mirë se në Shqipëri megjithëse janë prej vitesh në luftë!
Tani hajde mblidhemi hedhim fishekzjarre për ata që na kanë zhytur dorën në xhep e shkelmin në fyt. Pastaj ulemi në kafe para televizorit që të “tallemi” pak me ata që protestojnë …
E në fund dihet; fajin e ka opozita!