Aktualitet
Tjetër rasti i fruthit në Shqipëri, fëmija i prekur është i pavaksinuar
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar një tjetër rast me fruth në vendin tonë. Një fëmijë i pavaksinuar është diagnostikuar me fruth më 22 dhjetor kur dhe është paraqitur në spital.
Rasti i tij është ndjekur nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dhe është hetuar epidemiologjikisht. Rasti është i izoluar dhe deri më tani nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.
Aktualisht, fëmija po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive ndërsa raportohet se nuk ka ardhur nga jashtë shtetit.
Një nga situatat më shqetësuese gjatë këtij viti ishte ajo e regjistruar në Fier, ku për shkak të mospërfilljes së vaksinimit, një kopësht u kthye në vatër infeksioni.
Sipas INSTAT, në vitin 2024 mbulimi vaksinal brenda vitit të parë të jetës ishte në nivele shumë të larta. 97–99% , për shumicën e vaksinave. Përjashtim mbetet vaksina e Fruth-Rubeolë-Parotit, ku mbulimi ishte 92%.
Synimi i ISHP për këtë vit është arritja e mbi 95% mbulueshmëri, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i virusit dhe të shmangen shpërthimet e mëtejshme