Connect with us

Sport

Talenti shqiptar që synon të bëhet si Lionel Messi

Armando Dobra i kanë mjaftuar vetëm pak minuta në debutimin e tij me Kombëtaren U-19 që t’i tregonte të gjithëve se kishte shumë talent dhe se ardhmja e tij mund të jetë e shkëlqyer. Mesfushori i lindur dhe rritur në Angli është një prej lojtarëve më premtues të gjeneratës së tij dhe aktualisht militon në radhët e Kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi.

Edhe në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve ai ka spikatur me driblimet dhe pasimet e tij plot fantazi. Veçanërisht në fitoren e fundit 3-1 ndaj Andorrës paraqitja e tij ishte mjaft e mirë dhe nuk kaloi pa rënë në sy. Jo më kot klubi i tij Ipswich Town vendosi t’i ofronte një kontratë të re 5 muaj më parë, ndërkohë që lojtari grumbullohet rregullisht me ekipin e parë çdo ndeshje.

Në intervistën e tij për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, Dobra rrëfen rrugëtimin e tij në futboll dhe momente më kulminante të karrierës së tij. 19-vjeçari i ka idetë e qarta dhe shpreson që në të ardhmen të ngjitet në majat më të larta të futbollit, si në nivel klubesh ashtu edhe me Kombëtaren kuqezi.

Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Na trego diçka për hapat e tu të parë në futboll?

Im atë ka qenë gjithmonë një tifoz i madh futbolli. Prej tij në fakt nisa ta pëlqej edhe unë futbollin qysh në moshë të vogël. Mbaj mend që shkonim shpesh në park dhe luanim bashkë me top që kur kam qenë 4-5 vjeç.

Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtaren U-21? Po te klubi si ndihesh, diçka për ecurinë me klubin?

Mendoj se kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, jam ndjerë mirë duke filluar që nga dita e parë e grumbullimit. Kemi një grup shumë të talentuar dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira bashkë. Gjithashtu, edhe trajneri Bushi më ka mbështetur shumë gjatë gjithë kohës, në seanca stërvitore dhe në ndeshje dhe më tregoi se donte shumë të isha pjesë e skuadrës së tij. Më ka ndihmuar shumë dhe i jam mirënjohës për këtë.

Sa i përket klubit, mendoj se jam paraqitur vazhdimisht mirë me Ipswich-in, kam luajtur me skuadrën e parë dhe kam shënuar gola madje para disa javësh. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bëjë paraqitje sa më të mira edhe këtë sezon dhe të forcoj pozitat e mia në skuadër.

Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

Marrja e ftesës për të luajtur me ekipin Kombëtar U-21 të Shqipërisë ishte një ëndërr e bërë realitet. Jam ndjerë shumë krenar kur luajta ndeshjen e time të parë me ngjyrat kuqezi dhe do ta mbaj mend përgjithmonë atë ndjesi krenarie që përjetova.

I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

Po, i rishikoj gjithmonë ndeshjet e mia në mënyrë që të nxjerr konkluzione se çfarë mund të përmirësoj pas çdo ndeshjeje. Sepse duhet të përmirësohesh gjithmonë nëse do të arrish majat. Ka raste kur jam shumë kritik për veten, sepse dua të bëj gjithnjë më të mirën në fushë.

Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

Sa i përket klubit, ishte momenti kur shënova ndaj Luton në ndeshjen e debutimit. Nuk kishte ku të shkonte më mirë se kaq. Ishte fantastike të shënoja gol që në ndeshjen time të parë me Ipswich Town.

Ndërsa me Kombëtaren U-21, momenti më i bukur ishte kur shënova gola me ndaj Greqisë në ndeshje zyrtare për eliminatoret e Evropianit. Ka qenë një moment i jashtëzakonshëm krenarie për mua dhe nuk do ta harroj kurrë.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Sakrifica ime më e madhe ishte largimi nga familja për t’u transferuar në Ipswich. Ka qenë e vështirë për mua të jetoja larg shtëpisë time dhe familjes, por isha i vendosur për të ndjekur ëndrrën time dhe e mora pa u menduar gjatë këtë vendim.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Synimi im për të ardhmen që të bëhem një lojtar titullar i rregullt te Ipswich Town. Ëndërroj gjithmonë që të luaj një ditë në Premier Ligën angleze si edhe të debutoj me Kombëtaren A të Shqipërisë.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Unë nuk kam një idhull në Kombëtaren shqiptare për të qenë i sinqertë, por idhulli im në futboll është Lionel Messi.

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading

Sport

Bie sistemi për biletat Euro 2024, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjet

Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë, teksa u vu re edhe çmimi “i kripur” i tyre. Por nuk mbaroi me kaq, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.

Biletat shtesë që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING