Connect with us

Politike

Bllokada e Trump për vizat, Andi Bushati: Politika amerikane më raciste se ajo e Hitlerit

Analisti Andi Bushati, ka folur për pezullimin e vizave emigruese nga SHBA për 75 vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria me Kosovën.

Bushati tha se kjo është një politikë raciste, e cila e klasifikon njeriun si “përtac” që nuk punon në bazë të kombësisë.

“Nuk ka vend për ndonjë alarm, apo siç u shit nga një pjesë e madhe, që Amerika na futi në listë të zezë, por është një politikë e brendshme e administratës Trump, që me shembuj barbarë, ka treguar se është administratë ksenofobe, kundër emigrantëve, mandati i parë i murit, tani mburret që kemi pakësuar emigracionin, etj.

Ajo që më shqetëson te kjo politikë, nga e cila preket një pjesë e Shqipërisë, i vetmi shpjegim që na është dhënë, e publikoi edhe Trump në listën e vendeve përtacë ku 41% e shqiptarëve jetonin pa punuar. Mendoni në një vend të lirë, të bëhen statistika, të përtacisë së kombësive? Nuk ka gjë më raciste. Jemi para një bote që po ndryshon në mënyrë dramatike. Pra, afrikani, moldavi, shqiptari janë përtacë. Ky është një sanksion ndaj kombësive përtace.

Nuk ka qenë kurrë as në traditën e Amerikës, që këto lloj statisktikash të bëhen, pra latinët janë më përtacë se skandinavët… Logjika ka në thelb racizmin. Kjo botë po na troket. Ne e përkthejmë këtë si debat province, me PD dhe PS, por kjo është goditje për mbarë njerëzimin, sepse po logjikojmë me programin e Hitlerit të viteve 30. Nëse kjo logjikë do të instalohet, këtu sherri i Ramës me Saliun ka fare pak rëndësi”, tha Bushati.

Advertisement