✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Policia po e përdorte për të hedhur gazin lotsjellës, protestuesit rrëzojnë dhe shkatërrojnë dronin

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku disa protestues kanë rrëzuar dhe shkatërruar dronin që përdorej nga Policia për monitorimin e tubimit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur pajisja, e cila ndodhej në tokë, goditet nga protestuesit dhe shkatërrohet.

Incidenti regjistrohet në një situatë të tensionuar, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, hedhje molotovësh, përdorim i gazit lotsjellës dhe autobotit me ujë, si dhe dëmtime në godinën e Bashkisë së Tiranës.

Advertisement