Connect with us

Bota

AMERIKA NUK TERHIQET, NIS TANKE ABRAMS NE RUMANI

Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë një njësi ushtarësh amerikanë të pajisur me tanke Abrams në Rumani, si pjesë e forcave rotacionale, ka njoftuar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Rumanisë, gjenerali Gheorghiță Vlad.
Sipas tij, Washingtoni ka rënë dakord jo vetëm të ruajë të njëjtin nivel të pranisë ushtarake në Rumani, por edhe të rrisë cilësinë dhe fuqinë goditëse të forcave të dislokuara.
“Shembulli më i mirë është dislokimi i një detashmenti ushtarësh amerikanë të pajisur me tanke Abrams në periudhën në vijim”, citohet Vlad nga Romania
Gjenerali theksoi se kjo lëvizje është pjesë e pranisë rutinë rotacionale të SHBA-ve dhe nuk përfaqëson rritje të numrit të trupave. Në tetor, SHBA njoftoi tërheqjen e një batalioni nga brigada rotacionale në krahun juglindor të NATO-s, duke ruajtur rreth 1 mijë trupa amerikanë në Rumani.
Dislokimi i tankeve Abrams, të konsideruara ndër më të avancuarat në botë, vjen në një kohë kur Rumania po përgatitet të blejë 54 tanke të këtij modeli për modernizimin e kapaciteteve të saj të blinduara.
Aktualisht, së bashku me forcat amerikane dhe evropiane, në vend ndodhen rreth 3 mijë e 500 trupa të NATO-s.

Advertisement