✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Momenti kur zjarrfikësit nxjerrin fëmijët në krah

Momente paniku janë përjetuar në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe humbjen e një jete. Për shkak të flakëve dhe tymit që përfshinë ndërtesën, banorët u detyruan të braktisin me urgjencë apartamentet e tyre.

Në pamjet nga vendngjarja shihet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën shkallët për të nxjerrë banorët nga pallati. Disa prej tyre u transportuan në krahë nga zjarrfikësit drejt një zone të sigurt, larg flakëve dhe tymit.

Operacioni i evakuimit u zhvillua mes panikut dhe pasigurisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan ndërhyrjen për të vënë situatën nën kontroll dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Advertisement