Kosova
Për momentin nuk ka antarësim të Kosovës në NATO/ Ambasadori jep detajet
Ambasadori Gazment Turdiu, duke folur mbi mundësitë e antarësimit të Kosovës në NATO-n, sigurinë e saj dhe mbrojtjen nga Serbia në rast sulmi, tha se Kosova nuk do të behet shpejt anëtare e NATO-s, sepse pavarësisht rolit përcaktues që kanë SHBA për vendimmarrjen brenda Aleancës Atlantike, katër vendet që janë pjesë të NATO-s nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe sipas tij bazuar në këtë analizë, Kosova do ta ketë të vështirë antarsimin në NATO.
“Kosova është e ankoruar dhe do të mbetet e ankoruar përfundimisht me NATO-n, por fakti që ka një bazë të fuqishme të NATO-s aty, nuk mendoj se është arsye e mjaftueshme për antarsimin e Kosoves. Ajo
do të duhet të vazhdojë të ruajë lidhje të fuqishme me Perëndimin, të zhvillojë këto dhe të kujdeset për to dhe të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse. Kosova është e mbrojtur ushtarakisht, aktualisht flamë të qetë, jo sepse një gjë janë faktorët e jashtëm dhe një gjë janë faktorët e brendshëm, nëse Kosova po i bën detyrat e veta, dhe ky është një diskutim shumë serioz”, u shpreh ambasadori.