Aktualitet
Vuçiç për marrëveshjen sekrete: Njohjen e Kosovës nuk e diskutoj as me Shën Pjetrin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq u takua rastësisht në Uashington me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, me të cilin pati një bisedë të mirë, dhe se nuk ka asnje të vërtetë në pretendimin e ish-diplomatit Nebojsha Vujoviç se ata diskutuan një “plan sekret për Kosovën”.
“Nuk mund të mendoj se do flase për ndonjë njohje të pavarësisë së Kosovës, jo me Marco Rubio-n, por as me Shën Pjetrin. Kosova është Serbi, ishte dhe do të jetë” – theksoi Vuçiç, duke shtuar se kur nuk ka argumenta, e vetmja gjë që mbetet eshte e pavërteta dhe gënjeshtra, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
Vuçiç beson se ky do të jetë viti më i vështirë në botë, sepse ka frikë se së shpejti do të fillojë një konflikt i madh, si dhe se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti.