Bota
IRANI BOMBA MBI TEL AVIV, KERCENON EUROPEN
Sekretari i Mbrojtjes Hegseth thekson se Shtetet e Bashkuara mund ta vazhdojnë luftën në Iran për një kohë shumë të gjatë “falë një furnizimi të madh me armë dhe municione”. Ai shtoi se sulmet e SHBA ndaj Iranit pritet të “rriten ndjeshëm”, duke shtuar se qasja në bazën britanike Diego Garcia do ta ndihmonte Uashingtonin të intensifikojë sulmet. Kjo deklaratë vjen pasi edhe Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve refuzoi kërkesën për të vendosur kufizime ndaj Trump lidhur me operacionin në Lindjen e Mesme. Presidenti Donald Trump tha se nuk po shqyrton dërgimin e trupave në Iran, duke e quajtur këtë një “humbje kohe”, dhe shtoi se Teherani “ka humbur gjithçka që mund të humbte”.
Teherani, përmes zëdhënësit të ministrit të Jashtëm, kërcënon Europën duke thënë se do ta paguajë çmimin e heshtjes së saj për shkeljen e ligjit ndërkombëtar. Ndërkohë, vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Liban kundër Hezbollahut. Izraeli ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, ndërsa Irani thotë se ka lëshuar raketa drejt Tel Avivit, ndërsa lufta ka hyrë në ditën e shtatë.