Connect with us

Kosova

Propozimi ‘Kalë Troje’/ Joseph: Serbia s’mund ta durojë poshtërimin që po i bëhet nga Mali i Zi

I pyetur në lidhje me propozimin e presidentit serb Aleksander Vuçiçi dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë në Bashkimin Europian pa të drejtë vetoje, Edward P. Joseph, ekspert për Ballkanin dhe ish-zyrtar i lartë i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, vlerësoi se propozimi eshte një “kalë Troje” që mund të shkaktojë mosmarrëveshje midis anëtarëve të Unionit Europian lidhur me antaresimin e mundshëm të Malit të Zi.

Joseph vlerësoi se në rastin e Beogradit, ekziston qëllimi për të penguar rrugën gjithnjë e më të shpejtë të Malit të Zi drejt BE-së, “ngjashëm me mënyrën se si presidenti rus Vladimir Putin percepton anëtarësimin e Ukrainës në BE si një kërcënim”, sepse për Vuçiçin do të ishte “poshtërim dhe humbje strategjike”.

“Ashtu si Putini, Vuçiç do të duhej t’i bënte vetes pyetjen e pakëndshme pse Mali i Zi, me një orientim të qartë strategjik pro-perëndimor, po përparon, ndërsa Serbia po mbetet prapa. Dhe kjo do të ekspozonte çmimin e balancimit të shtirur të Vuçiçit midis katër shtyllave të politikës së jashtme”, theksoi Edward Joseph.

Advertisement