Connect with us

Lifestyle

AgroWeb Nominohet në Samitin Global: Portali më Inovativ në Shqipëri për Shëndetin

Samiti Global i Ndarjes së Çmimeve (WSA 2020) ka shpallur portalin AgroWeb.org si fitues kombëtar i përfaqësimit të Shqipërisë për kategorinë “Zgjidhja më e Mirë Novative e Informimit për Shëndet dhe Mirëqenie”.

Konkursi botëror i WSA shtrihet çdo vit në 184 vende të botës nga Finlanda në Indonezi, Shqipëri e Kanada, të cilat garojnë me më shumë se 340 nominime ndërkombëtare në kategori të ndryshme.

Ky samit, është një organizatë e pavarur ndërkombëtare, e cila prej më shumë se 15 vitesh operon në fushën e ndarjes së çmimeve dhe synin të evidentojë gjetjet që qëndrojnë afër komunitetit dhe nevojave të tij.

Frymëzimi i Jetesës së Shëndetshme, Misioni i AgroWeb

Mirëqenia dhe shëndeti sot lehtësisht  mund të përkthehen në pajtimin e plotë mes trupit, mendjes e mjedisit si një plotësim i njëra tjetrës.

Në këtë cikël të rëndësishëm jetësor informacioni praktik e i besueshëm është një domosdoshmëri për këdo, duke bërë që teknologjia e informacionit të cilën e keni në duar çdo ditë të marrë gjithnjë e më shumë peshë.

Misioni i AgroWeb.org gjithashtu konsiston pikërisht në  afrimin e lexuesit me një nivel jetese më të shëndetshëm, siç është vlerësuar edhe nga WSA ku do të konkurojë si një nga gjetjet më të dobishme për transmetimin e informacioneve dhe burimeve zyrtare mbi çështje të shëndetit dhe jo vetëm.

Fokusi i World Summit Awards 2020, është teknologjia dhe zgjidhjet digjitale nën moton “të lidhesh për impakt” dhe ka si synim të evidentojë burimet më të sigurta dhe cilësore të informacionit cilat japin zgjidhje për probleme të jetës së përditshme.

Nominimet në WSA e vendosin theksin tek diversiteti e ardhmja dhe shumëllojshmëria e inovacioni digjital që shtrihet në çdo cep të botës, ku garuesit përzgjidhen nga ekspertë të fushës.

Në këtë ndarje çmimesh që mbahet në fund të Dhjetorit, AgroWeb.org si përfaqësues i Shqipërisë do të konkurojë me mbi 80 vende të tjera ku do të përzgjidhen vetëm 5 fitues për kategorinë Shëndet dhe Mirëqenie.

Një portal me impakt në shoqëri

Me më shumë se 420 mijë ndjekës në Facebook dhe 2 milionë lexues çdo muaj, AgroWeb.org është portali që informon çdo ditë shqiptarët mbi jetesën e shëndetshme.

AgroWeb.org jep një ekspertizë të besueshme dhe profesionale mbi prodhimet vendase, sigurinë ushqimore, mbrojtjen së konsumatorëve dhe shëndetit të tyre, gjithë sektorëve të zinxhirit të jetesës, ushqimit dhe shëndetit.

Qëllimi i këtij portali është përkthimi dhe transmetimi sa më i qartë i këshillave më të fundit nga bota e shëndetësisë duke ndjekur zhvillimet hap pas hapi apo jetesës shumë afër me natyrën, si dhe bashkëpunimi me ndjekësit e tij në përçimin e këshillave të ndryshme.

Kjo platformë informative mbi agrikulturën dhe agrobiznesin, më e madhja e llojit të saj në Shqipëri që prej vitit 2015, është një projekt i SmartCapital dhe CBS krahas projekteve të tjera në fushën e agrobiznesit dhe turizmit në Shqipëri si LORES, AgroTrade apo IntoAlbania.

Nomimi në WSA si portali më i mirë i llojit të tij në Shqipëri, është një çmim në vetvete që ndihmon si në shpërndarjen e informacionit të besueshëm, ashtu edhe në impaktin e risitë të cilat lehtësojnë jetën e përditshme të lexuesve tanë./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *