Connect with us

Bota

IRANI PERGATITET PER PUSHTIMIN AMERIKAN

Donald Trump thotë se udhëheqësit e Iranit kanë “frikë” të pranojnë se po negociojnë me SHBA-të. Presidenti amerikan foli pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u tha mediave se Irani “nuk ka ndërmend të negociojë për momentin” dhe se vendi do të vazhdojë të “mbrojë” veten. Teherani po përgatitet për një pushtim tokësor, raporton CNN duke cituar burime të shërbimeve sekrete amerikane. Në javët e fundit, Irani ka vendosur mina dhe ka dislokuar forca shtesë ushtarake si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në ishullin Kharg, në pritje të një operacioni të mundshëm amerikan që synon të marrë kontrollin e tij.

Administrata Trump po shqyrton përdorimin e trupave amerikane për të marrë nën kontroll ishullin e vogël në Gjirin Persik verilindor, një burim jetik ekonomik për Iranin që menaxhon rreth 90% të eksporteve të naftës së vendit, si një mjet presioni ndaj iranianëve për t’i detyruar të rihapin Ngushticën e Hormuzit.
Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-të ishin “shumë afër” përmbushjes së objektivave të saj në Iran, duke shtuar se regjimi iranian po kërkonte një “rrugëdalje”.
Megjithatë erdhi paralajmërimi se Donald Trump është i gatshëm të “sjellë ferrin” nëse Irani nuk pranon humbjen. Presidenti amerikan më pas e ironizoi Teheranin, duke thënë “kurrë nuk ka pasur një udhëheqës vendi që e ka dashur më pak atë detyrë.”
Irani ka paraqitur pesë kushte për t’i dhënë fund luftës, përfshirë përfundimin e konfliktit “në të gjitha frontet” dhe pagesën e dëmeve.
“Lufta do të përfundojë kur dhe si të vendosim ne”, është shprehur Irani.
Kjo erdhi pasi Irani thuhet se mori një plan me 15 pika nga SHBA-të, i cili sipas mediave, përfshin kërkesa për tërheqjen e programit bërthamor të Iranit dhe lejimin e qarkullimit të lirë të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Teherani fillimisht e hodhi poshtë planin, por Araghchi më vonë tha se “nëse duhet të merret një qëndrim, ai sigurisht që do të përcaktohet”.
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar dislokimin në Lindjen e Mesme të rreth 2.500 ushtarëve. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve më shumë se 10,000 objektiva ushtarake në Iran janë goditur që nga fillimi i luftës. Irani ka paralajmëruar një “sulm shkatërrues” nëse një aeroplanmbajtëse amerikane afrohet brenda rrezes së raketave.
Irani dhe Izraeli vazhdojnë të shkëmbejnë sulme, ndërsa Teherani po synon gjithashtu aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, përfshirë Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Bahreinin;
Izraeli vazhdon sulmet në Liban në luftën kundër Hezbollahut dhe planifikon të marrë zona në jug për të krijuar një “zonë mbrojtëse” në përballjen me militantët e mbështetur nga Irani.

Teherani minon ishullin Kharg! Intervista e dikurshme e Trump: Do t’i jepja një mësim të mirë nëse do të na sulmonin

Teherani po përgatitet për një pushtim tokësor, shkruan CNN duke raportuar burime të rezervuara të shërbimeve sekrete amerikane. Në javët e fundit, Irani ka vendosur mina dhe ka dislokuar forca shtesë ushtarake si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në ishullin Kharg, në pritje të një operacioni të mundshëm amerikan që synon të marrë kontrollin e tij.Administrata Trump po shqyrton përdorimin e trupave amerikane për të marrë nën kontroll ishullin e vogël në Gjirin Persik verilindor, një burim jetik ekonomik për Iranin që menaxhon rreth 90% të eksporteve të naftës së vendit, si një mjet presioni ndaj iranianëve për t’i detyruar të rihapin Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump e ka diskutuar mundësinë e sulmit ndaj ishullit iranian Kharg në një intervistë të vitit 1988 për The Guardian, duke deklaruar se, nëse Irani do të sulmonte anije amerikane, ai do t’i “jepte një mësim të mirë ishullit Kharg”. “Do të ndërhyja dhe do ta merrja nën kontroll”, tha ai në atë kohë, gjatë promovimit të librit “The Art of the Deal” (“Arti i të bërit marrëveshje”).

Pas nisjes së operacionit Epic Fury, Trump konfirmoi deklaratën e bërë në vitin 1988, duke thënë se kishte pasur “të drejtë” që kishte marrë në konsideratë sulmin ndaj ishullit dekada më parë, kur Irani “bënte kapriço”.

Advertisement