Bota
TRUMP PAGEZON HORMUZIN ME EMRIN E TIJ
Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani po negociojnë tani dhe se “do të ishte shumë mirë nëse do të mund të bënim diçka.
Trump gjithashtu i bëri thirrje Iranit që të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
“Ata duhet të hapin Ngushticën e Trumpit – dua të them, Hormuzin”
“Lajmet e rreme do të thonë ‘ai tha aksidentalisht’ – jo, nuk ka aksidente me mua. Jo shumë”, shtoi Trump.
Duke diskutuar për udhëheqjen e Iranit, ai shtoi se udhëheqësi suprem “nuk është më suprem” dhe Irani është “i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të udhëheqë”.
Kujtojmë se Trump më parë ka ‘riemërtuar’ Gjirin e Meksikës si Gjirin e Amerikës.