Connect with us

Kosova

TRUMP PRET ZOTIME NGA KOSOVA E SERBIA

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkaura, Tammy Bruce, ka përcjellë një mesazh të prerë për lidershipin në Prishtinë dhe Beograd, duke kërkuar braktisjen e tensioneve në favor të një të ardhmeje të bazuar në siguri, zhvillim ekonomik dhe fqinjësi të mirë.

Në fjalimin e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, diplomatja amerikane veçoi raportet e ngushta që Uashingtoni gëzon me të dy popujt, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë stabilitet dhe jo riciklimin e telasheve të së kaluarës.

Ajo njoftoi gjithashtu se presidenti amerikan, Donald Trump, është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe pret zotime të qarta nga palët për të punuar së bashku.

Bruce ka përsëritur edhe thirrjen e SHBA-së për përmbylljen e mandatit të UNMIK-ut për shkak se ky mision ka humbur tashmë relevancën e tij operative dhe, për më tepër, përbën një barrë të rëndë financiare për OKB-në, duke qenë se realiteti i sotëm i Kosovës është krejtësisht i ndryshëm nga ai i vitit 1999, kur nisi punën UNMIK-u.

Advertisement