Kosova
Pretendimi i Vuçiç për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për atë që i përket Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-ministrit kroat të Mbrojtjes, Anto Kotromanoviç, lidhur me Kosovën, duke thënë se Serbia nuk ka shfaqur synim që “me armë të kthejë atë që i përket Serbisë” dhe se një gjë e tillë, sipas tij, nuk do të ndodhte.
“Ne nuk kemi treguar asnjë qëllim për të përdorur armë për të kthyer atë që i përket Serbisë, as nuk do ta bënim, por është mirë të dimë qëllimet e tyre, se ata janë gjithashtu të gatshëm të përdorin armë për të mbrojtur sjelljen e paligjshme dhe sjelljen kundër Kartës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi presidenti serb
Ndryshe, Vuçiq shquhet për deklarimet nacionaliste për Kosovën për përdorim të brendshëm.
“Detyra jonë është të themi jo. Ne do ta mbështesim Kushtetutën dhe do ta mbajmë Kosovën brenda Serbisë. Kosova dhe Metohia janë pjesë integrale e Serbisë; kjo është shkruar në Kushtetutë dhe për ne është Shkrimi i Shenjtë”, pati deklaruar Vuçiq gjatë muajit shkurt.