Kosova
Elita politike dhe interesat personale/ Kosova zhytet në zvarritje zgjedhore
Me zgjedhjet e shpallura për me 7 qershor 2026, kjo do të jetë hera e tretë që qytetarët e Kosovës do votojnë për parlamentin brenda 16 muajsh. Kjo përbën një barrë serioze politike dhe financiare për një vend të vogël që shpalli pavarësinë pak më shumë se 18 vjet më parë, por që ende përballet me pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat kryesore ndërkombëtare, për shkak të refuzimit të Serbisë për ta njohur si shtet të pavarur.
“Për një demokraci të konsoliduar, zgjedhjet e shpeshta nuk janë tragjedi… por ne jemi një demokraci e re që duhet të provojë veten në sytë e botës,” tha për BIRN gazetari Melazim Koci, teksa dhe shtoi se Kosovës i duhet stabilitet institucional dhe fokus në integrimin ndërkombëtar.
Koci gjithashtu beson se një pjesë e elitës politike të Kosovës po heziton të marrë përgjegjësi për detyrimet që vendi ka ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe bëri thirrje për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë.
“Vazhdimi i zvarritjes së kohës dhe shtyrja e përballjes me detyrimet ndërkombëtare mund të dëmtojë seriozisht pozicionin e Kosovës në raport me aleatët,” theksoi koci duke potencuar: – Kosova mund të përballojë zgjedhje të shpeshta në planin e brendshëm, por është shumë e rrezikshme për besueshmërinë e saj ndërkombëtare nëse ky cikël zgjedhor vazhdon. Ka ardhur koha që partitë tona ta vendosin Kosovën të parën dhe jo interesat personale apo partiake”.