Kosova
Diplomatja europiane ‘shuplakë’ Kurtit: Statusin kandidat për në BE nuk mund ta merrni aq lehtë
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka deklaruar se vendi nuk mund ta marrë automatikisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Prishtinës i duhet t’i bindë të 27 shtetet anëtare të unionit.
Ajo tha gjithashtu se Brukseli pret nga Kosova zgjedhje të lira dhe të drejta, formim të shpejtë të institucioneve dhe avancim të reformave.
Palatova theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë standarde demokratike dhe stabilitet institucional.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë shtoi se Bashkimi Evropian pret krijimin e shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve dhe vazhdimin e reformave.
Sipas saj, shtetet anëtare të BE-së po e përcjellin mënyrën se si Kosova i trajton komunitetet joshumicë dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.
Palatova shtoi se BE-ja pret zbatim me mirëbesim të marrëveshjeve dhe progres në dialogun e lehtësuar nga Brukseli.
“Ne llogarisim në zbatim me mirëbesim, llogarisim që momentumi që krijon kjo marrëveshje t’i japë një shtysë të mëtejshme zgjidhjeve konkrete dhe progresit në dialogun e ri të lehtësuar. Ne llogarisim që mbi këtë bazë, përmes bashkëpunimit të udhëheqjes së Kosovës në të gjitha partitë politike, statusi i kandidatit të bëhet i prekshëm dhe premtimi nga Samiti i Selanikut i vitit 2003 të bëhet një perspektivë e arritshme. Tani, dua gjithashtu të jem i qartë se Bashkimi Evropian i vitit 2003 nuk është Bashkimi Evropian i vitit 2026”, tha ajo.