Kosova
Pas pezullimit të fondeve nga ana e BE-së për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos
Presidenti Aleksander Vucic ka deklaruar se ka ndërprerë komunikimin me disa të huaj që, sipas tij, nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë.Në këtë kontekst ai përmendi edhe komisioneren e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos.
I pyetur nëse si president i Serbisë, ai duhet të zhvillojë komunikim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Vuçiç u përgjigj me ironi, duke përshkruar një bisedë të mundshme me komisioneren Kos dhe duke shtuar se ka arsye personale për qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se për Serbinë është e rëndësishme që të mbetet në rrugën evropiane.
Në vazhdim, Vuçiç komentoi edhe aktivitetet që u zhvilluan për Ditën e Evropës në Beograd, si dhe një koncert të këngëtarit Darko Rundek që u zhvillua para ambienteve të perfaqesise se BE-së, ne kryeqytetin serb.
Ai kritikoi pjesëmarrjen në këto ngjarje, duke i krahasuar me protestat e mëparshme dhe duke ironizuar mbi mungesën e tij në to, duke shtuar se mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm nëse situata politike ndryshon.
Vlen te kujtojme se Bashkimi Europian ka pezulluar lirimin e fondeve për shtetin serb pasi që nuk i ka përmbush disa prej kërkesave te Unionit.