Politike
“Po pse tr*apa na di ti ne/ Rakipi debaton ashpër me Balliun për rikonfirmimin e doktorit
Ylli Rakipi, debatoi ashpër me deputetin e PD-së, Klevis Balliu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për zgjedhjet pa rivalë të Berishës për kryetar të PD-së. Ndërsa Balliu u shpreh me rezerva për titullin e emisionit për zgjedhjet në PD “Të shtunën doktori shpallet mbret”, drejtuesi i emisionit u shpreh se nuk mund të pranohen zgjedhjet në PD, pa rivalë.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Të gjithë po presin që të ikë Doktori.
Balliu: Këto janë tezat e tua.
Rakipi: Unë po të pyes për teza. Kjo që thua ti është qesharake.
BalliuL: Kush është qesharake?
Rakipi: Të gjitha që po thua.
Balliu: Qesharake është kjo që ti e vendos që të fillosh emisionin dhe ti i vë tezën atje që ky u shpall mbret.
Rakipi: Atë e di unë.
Balliu: Jo po Ervini është burrë i mirë, Berisha është burrë i keq. Po ti ç’më pyet mua kur e ke vendosur?
Rakipi: Doktor Klevisi, se çfarë bëj unë, e vendos unë dhe mbaj përgjegjësi.
Balliu: Po pse më pyet mua kur e ke vendosur?
Rakipi: Po çfarë të them unë, të pranoj zgjedhjet që po bën ti, që mund të humbë Doktori nesër?
Balliu: Po pse duhet?
Rakipi: Po pse tra** na di ne?
Balliu: Po pse të humbë?
Rakipi: Me ty të humbë Doktori? Me ty dhe ata si ty?
Balliu: S’kanë për ta votuar kundër, se i shkuan njerëzit në shi, në gaz, me dreq me shejtan i shkojnë nga mbrapa. Ai i ka fituar këto në betejë.