Kosova
Po kërkon nënshtrim/ Osmani: Rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli
Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, Albin Kurti e ka shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja, me synimin për ta forcuar më tej pozicionin e Vetëvendosjes.
“Ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik”, u shpreh Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale.
LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia, ka përcaktuar tashmë dy kandidaturat kryesore për garën e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për presidente, ndonëse kjo e fundit nuk është obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet në Kuvend.
Por, në një proces zgjedhor që de facto është nxitur nga dështimi për zgjedhjen e presidentit, këto emërime kanë marrë peshë të shtuar politike.
Osmani, e cila në vitin 2021 ka garuar në listë të përbashkët me Kurtin, sot është e pozicionuar hapur kundër tij, pas prishjes së bashkëpunimit dhe mungesës së mbështetjes për mandatin e dytë presidencial.
“Ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët, gjithmonë hapen nga populli dhe është populli ai që e di të vërtetën”, tha Osmani në një paraqitje para mbështetësve të saj.
Populli, në fakt, e percepton të vërtetën në mënyrën e vet.
Më 7 qershor, ai do t’u drejtohet kutive të votimit për herë të pestë brenda një viti e gjysmë, nëse përfshihen një palë zgjedhje të rregullta parlamentare, një palë të parakohshme dhe dy raunde të zgjedhjeve lokale.