Politike
VON DER LEYEN: SHQIPERIA VAZHDON TE PERPAROJE
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit.
”Shqipëria dhe Mali i Zi po vijojnë të përparojnë në procesin e zgjerimit. E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, siç e keni përshkruar, të bazuar në meritë. Kjo mbështetje përfshin qëllimin për të përfunduar deri në fund të vitit negociatat e pranimit me Malin e Zi”, deklaroi ajo.
”Pika ime e fundit (e fjalimit) ka të bëjë me zgjerimin. Ukraina dhe Moldavia kanë hapur grupin e tyre të parë të pranimit. Ky është një hap i madh përpara”, tha Von der Leyen.
“Kur Irlanda iu bashkua Komunitetit Evropian në vitin 1973, PBB-ja e saj për frymë ishte rreth gjysma e mesatares evropiane. Sot, është afërsisht dyfishi. Ju po e kapnit ritmin; tani po udhëhiqni rrugën. Vështirë se ka një argument më bindës për zgjerimin”, përfundoi ajo.