Connect with us

Pinknews

Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Kur hyre në BBV m’u mor fryma

“Top Arena” solli një intervistë romantike mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit, dy moderatorëve që u bënë pjesë e programit gjatë Botërorit 2026.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5” zhvilluan një bisedë romantike, duke zbuluar më tepër detaje nga lidhja e tyre.

Mateo: Të jesh me partneren në një program, në një punë, të jep një kënaqësi e ngrohtësi tjetër. Ka gjërat e veta të bukura, kur vijmë bashkë, bëhemi gati bashkë, gjithçka bashkë. Pjesa e keqe është se kur unë jam në punë e kam mendjen tek ty, ky është i vetmi problem, unë më shumë e kam mendjen tek ty se sa tek të ftuarit.

Brikena: Kjo është gjë shumë e bukur në fakt, vetëm problem që nuk është. Cili ka qenë mendimi yt i parë kur e ke parë që jam future në BBV?

Mateo: Di që për një moment më është marrë fryma, kam patur emocione e siklete të ndryshme, duke e ditur që unë do të hyja. Momentin që të kam parë ty, kam kuptuar që rrugëtimi im do të kishte ndryshuar komplet, pasi e dija që kur të hyja brenda se “është një shprehje se aty ku ka shkëndija ka edhe zjarr”. Unë kisha ardhur më bidona me benzinë me vete se dija që zjarri ishe ti.

Advertisement