Kronike
KRONIKE/ VETEVRITET POLICI I KOSOVES NE KUKES
Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërsa Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për të siguruar çdo informacion që do të ndihmojë në dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
“Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, njoftoi sot policia