✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Asgjë s’ka mbaruar/ Del në dritë plani sekret i Iranit kundër Amerikës dhe Izraelit

Armëpushimi 60-ditor mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij mund të ketë qenë vetëm një pauzë para një tjetër përshkallëzimi.

Sipas një raportimi të “Wall Street Journal”, gjatë periudhës së armëpushimit, udhëheqja iraniane po përgatitej për një tjetër përballje me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta, Teherani kishte vendosur të forconte strukturat ushtarake, të përshpejtonte prodhimin e raketave dhe dronëve dhe t’i jepte Gardës Revolucionare një rol më të madh në komandën e forcave të armatosura.

Raportimi pretendon gjithashtu se Irani vijoi koordinimin me grupet e armatosura aleate në Irak dhe Jemen, ndërsa synonte të rriste koston e çdo ndërhyrjeje të ardhshme amerikane.

Në këtë situatë, vëmendja rikthehet te Ngushtica e Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike të energjisë në botë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Hormuzin territor amerikan, duke thënë se kjo do të ndodhë “shumë shpejt”.

Trump nuk dha detaje se si do të realizohej një veprim i tillë, por e lidhi deklaratën me mposhtjen e Iranit.

Ai mbrojti gjithashtu politikën e tij përballë rritjes së çmimeve të karburanteve, duke thënë se nuk do të kërkonte falje nëse amerikanët do të paguanin më shumë për benzinën.

Në fund, Trump përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.

Ndërsa raportimet për përgatitjet ushtarake të Iranit shtojnë frikën për një raund të ri konflikti, deklaratat e Trumpit për Hormuzin tregojnë se tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten në nivel kritik.

Advertisement