Politike
“Prania besnike” zbret në Korçë/ Deputetët përballë shqetësimeve të banorëve
Deputetët e Qarkut të Korçës kanë zhvilluar këtë të premte takime me banorët në Drenovë, Rajonin 2 në Korçë, Miras, Pogradec dhe Qendër-Bulgarec.
Takimet janë zhvilluar në kuadër të “Pranisë Besnike”, një kërkesë e kryeministrit Edi Rama për praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave të tyre.
Gjatë takimeve, banorët kanë ngritur shqetësime për bujqësinë dhe mungesën e tregut për prodhimet, furnizimin me ujë të pijshëm, si dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore në zonat rurale.
Problematikat e adresuara pritet të përcillen pranë institucioneve përgjegjëse, për ndërhyrje dhe zgjidhjen e tyre.