Connect with us

Politike

Mos bini në kurth/ Nazarko hedh ‘bomben’: Rama ka interes që protesta të përshkallëzohet

Protesta qytetare dhe mënyra se si po reagon qeveria ndaj saj kanë qenë në fokus të komentit të gazetarit Mentor Nazarko.

Nazarko deklaroi se, sipas tij, mazhoranca mund të ketë interes që protesta të përshkallëzohet, pasi një situatë e tillë do ta vendoste atë në pozita më të favorshme për t’u paraqitur si viktimë, si në sytë e opinionit publik, ashtu edhe përballë faktorit ndërkombëtar.

Sipas Nazarkos, pikërisht kjo mund të shpjegojë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë ndaj zhvillimeve në protestë.

Mazhoranca ka interes që protesta të arrijë në nivele përshkallëzimi që e negativizojnë atë, qoftë në sytë e opinionit publik, qoftë në sytë e opinionit ndërkombëtar”, deklaroi Nazarko.

Ai tha se problemi kryesor mbetet ruajtja e masës dhe mënyra se si zhvillohet protesta, duke argumentuar se qeveria po përpiqet të shfaqet në rolin e viktimës.

Nazarko u ndal edhe te vetë karakteri i protestës, duke theksuar se ajo nuk mund të shihet vetëm në dy ngjyra politike.

Sipas tij, protesta përmban grupe dhe qëndrime të ndryshme dhe pikërisht kjo shumëllojshmëri përbën njëkohësisht forcën, por edhe dobësinë e saj.

Shumëngjyrësia e saj është edhe fuqia e saj, por është edhe burim i një pamundësie për një zgjidhje të shpejtë”, u shpreh gazetari.

Deklaratat e Nazarkos vijnë në një moment kur protesta dhe reagimi i mazhorancës ndaj saj kanë hapur një përplasje të fortë politike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të përshkallëzohet apo do të gjendet një rrugë për dialog dhe qetësim të tensioneve.

Advertisement