Politike
VILA SEKRETE NE PALASE/ PRETENDIMET E SPAK-SKEMA
Hetimi i SPAK ndaj Belinda Ballukut është zgjeruar edhe te një vilë në kompleksin “Green Coast”, në Palasë.
Në qendër është një tender për Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 7, me fond limit mbi 2.3 miliardë lekë pa TVSH.
Sipas SPAK, gjatë procedurës janë krijuar avantazhe të padrejta për kompanitë “Alko-Impex General Construction” dhe “2T”.
Prokuroria pretendon se pronari i “Alko-Impex”, Arbër Abazi, ka marrë përsipër investime në vilën në “Green Coast”, me vlerë të përllogaritur nga 288 mijë deri në 410 mijë euro.
SPAK dyshon se vila ishte në pronësi faktike të Ballukut, por rezultonte në dokumente në emër të ish-futbollistit Igli Tare.
Dyshimi kryesor është nëse investimet në vilë përbëjnë përfitim të parregullt të lidhur me favorizimin e kompanisë në tenderin publik.
Më 9 shtator, GJKKO vendosi sekuestro preventive të vilës.
Hetimi përfshin gjithashtu tetë procedura prokurimi, mes tyre Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Tiranës.
Balluku dhe personat e tjerë të hetuar prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.