Politike
Avokatët e huaj kërkuan të takonin Veliajn, SPAK refuzon kërkesën
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e avokatëve të huaj të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zhvillimin e një takimi me të deri më 10 shtator.
Sipas kërkesës së mbrojtësve, takimi ishte i nevojshëm për të vijuar procedurat lidhur me aplikimin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ku synohet kundërshtimi i masës së arrestit ndaj Veliajt. Avokatët kishin kërkuar takimin me qëllim që kryebashkiaku të nënshkruante dokumentacionin përkatës.
Kërkesa është refuzuar nga SPAK, ndërsa sipas raportimeve nuk është bërë e ditur një arsye për mosmiratimin e takimit në datën e kërkuar.
Pavarësisht refuzimit, avokatët britanikë pritet të vijojnë procedurat për dërgimin e çështjes në Strasburg, pa zhvilluar takimin e planifikuar me Veliajn.