✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

NTV siguron pamjet/ Momenti kur 44-vjeçari në Sarandë qëllohet për vdekje

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentet e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë.  tregojnë dinamikën e ngjarjes dhe lëvizjet e viktimës pak para atentatit.

Në video, 44-vjeçari shihet teksa tenton të largohet me vrap, ndërsa autori i dyshuar e ndjek nga pas. Sipas pamjeve, ai e arrin Myrtajn dhe e qëllon me armë zjarri, ndërsa më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Në largim, autori i dyshuar hipën në një motor ku e priste një person tjetër, i cili dyshohet se ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në arratisje.

Pamjet filmike janë pjesë e materialeve që mund t’u shërbejnë hetuesve për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes, për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar rolet e personave të përfshirë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Artan Myrtajt dhe identifikimin e personave përgjegjës.

 

 

Advertisement