Politike
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, qytetarët tentojnë të ndalojnë shoqërimin e një personi
Tensione janë regjistruar edhe sot para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, ashtu siç ndodhi edhe një ditë më parë.
Situata është tensionuar në Bulevard, pasi protestuesit kanë tentuar të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, por policia nuk i ka lejuar dhe i ka zhvendosur drejt trotuarit pranë Kryesisë së Kuvendit.
Gjatë përplasjeve, efektivët kanë tentuar të shoqërojnë një qytetar. Në këtë moment kanë ndërhyrë protestues dhe persona të tjerë të pranishëm, të cilët janë përpjekur të pengojnë policinë që ta marrë atë.