✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

VLORA DI SHUME SEKRETE/ ANALISTI: NJERIU I DESHPERUAR TE BEN HATANE, TE SHET…

Analisti Flogert Muça komentoi publikimin në media të informacioneve që lidhen me sekretin hetimor në dosjen e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Sipas Muçës, nxjerrja e të dhënave që i përkasin një hetimi në media ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin e disa prokurorëve, të cilët, sipas tij, duhet të tregojnë kujdes në ruajtjen e sekretit hetimor.

Analisti ngriti gjithashtu edhe një skenar të mundshëm, duke argumentuar se Vlora Hyseni tani që nuk është më pjesë e SHISH, mund të publikojë informacione sekrete që mund të disponojë.

“’Mund të dalin gjëra nesër pasnesër nga institucioni që u dekonspirua, që mund të mos jenë të ligjshme, por që mund të jenë të vërteta. Nga ai shërbimi ajo zonja nesër, në media… media nuk është për të mbuluar por për të zbuluar.

A duhet të dilte dosja e Vlora Hysenit? Po pra, rregulla të barabarta; ti i noxre ne do t’i nxjerrim.

Njëriu i dëshpëruar bën hatanë në ato kushte, ndaj ti si prokurori duhet të tregohesh profesionale dhe të mos nxjerrësh sekretin hetimor’, tha Muça.

Advertisement