✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Dhuna ndaj 25-vjeçares që humbi jetën/ Në pranga pas 6 muajsh ish-partneri

Pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati, është arrestuar Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha e cila humbi jetën pasi konsumoi medikamente, në një ngjarje të lidhur me një rast të raportuar dhune në çift.

Fizi ishte shpallur në kërkim që prej marsit të këtij viti dhe dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij. Sipas të dhënave të raportuara, pas ngjarjes, Nikollaj kishte konsumuar medikamente dhe më pas kishte ndërruar jetë në spital.

Arrestimi i Fiziut u bë i mundur pas bashkëpunimit mes Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, në koordinim me familjarët dhe avokatin e tij, të cilët kanë mundësuar dorëzimin e tij te autoritetet.

Fizi ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë, ku do të vijojnë procedurat lidhur me akuzat ndaj tij.

Advertisement