Bota
Zelensky nxjerr “bllof” Trumpin: Nuk dija asgjë per armëpushimin, të paktën na thoni kur nis
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk ishte informuar paraprakisht për armëpushimin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë e Kievit për ta pranuar marrëveshjen, nëse Moska angazhohet realisht për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
Në një intervistë për programin “This Week” të televizionit ABC, Zelensky iu përgjigj edhe thirrjeve të Trumpit që Ukraina të zhvillojë zgjedhje të reja presidenciale. Ai theksoi se zgjedhja e udhëheqjes së vendit u takon qytetarëve ukrainas, por u kërkoi autoriteteve amerikane që t’i kërkojnë Vladimir Putinit një armëpushim të plotë për 60 ditë.
“Ju lutem, thuajini Putinit të na japë dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, dhe ne do të organizojmë zgjedhjet”, deklaroi Zelensky.