Aktualitet
Shtetas nga Kosova kapen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje
Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar nën dyshimin se kanë qenë pjesë e protestës ku u shënuan akte dhune në Tiranë.
D.B., 21 vjeç, dhe E.S., 20 vjeç, kanë deklaruar se kishin udhëtuar nga Prishtina drejt Tiranës për të protestuar kundër qeverisë shqiptare, sipas TV Klan.
Sipas dy procesverbaleve të datës 15 tetor, të rinjtë janë shprehur se janë simpatizantë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata kanë deklaruar se kishin udhëtuar me autobus nga Prishtina dhe se me ta ndodheshin edhe simpatizantë të tjerë të Kurtit, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën”.
Megjithatë, të dy të rinjtë kanë mohuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.