Connect with us

Lifestyle

Morën Ferrarin me qira, por aventura e çmendur e të rinjve do t’u kushtojë atyre shumë shtrenjtë

Zjarrfikësit e Çikagos iu përgjigjën një thirrje për një përplasje të një automjeti në autostradën Lake Shore Drive.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një aksident në të cilin ishte i përfshirë një Ferrari i shtrenjtë – që ishte marrë me qira në fundjavë.

Siç bëhet e ditur, automjeti po drejtohej nga një 22-vjeçar rreth orës 12:45 të mëngjesit të së shtunës.

Dy personat që ishin në veturë humbën kontrollin në një kthesë. Automjeti më pas u përmbys dhe mori flakë.

Për fat të mirë, shoferi shpëtoi me lëndime të lehta ashtu si edhe “pasagjeri” i tij, një 20-vjeçar.

Policia ka thënë se ata ishin në gjendje të mirë në Spitalin Memorial Northwestern.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *