✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Sheshi Skënderbej në arenë lu’fte, policia bllokon marshimin, hedh gaz lotsjellës

Protesta e tetë e gjimnazistëve dhe studentëve kundër qeverisë vijon në Tiranë, ku tensionet janë rritur gjatë marshimit në Sheshin Skënderbej.

Gjatë lëvizjes së protestuesve, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa efektivët kanë krijuar një kordon për të penguar marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjimnazistët dhe studentët janë grumbulluar në sheshin qendror të kryeqytetit, ku po diskutojnë se si do të vijojë protesta. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës e protestuesve.

Advertisement