✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

SHERR NE DURRES, KERCET ARMA NE RRUGE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 22:45 të së premtes në lagjen nr. 6 të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve me inicialet Gj. P. dhe H. Ll. Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas konfliktit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e H. Ll., i identifikuar si autori i dyshuar i të shtënave.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll.  ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement