✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Pas “Deputeti që Duam”, PS kërkon këshilltarët e rinj, nis përzgjedhjen e kandidatëve

Partia Socialiste pritet të ngrejë një platformë të posaçme për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, duke ndjekur një model të ngjashëm me atë të platformës “Deputeti që Duam”.

Sipas informacioneve, platforma do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së: Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu. Përmes saj, personat e interesuar do të kenë mundësi të aplikojnë për t’u bërë pjesë e listave të kandidatëve për këshillat bashkiakë.

Aplikimi do të shoqërohet me dy letra motivimi dhe dy rekomandime. Njëri prej rekomandimeve duhet të vijë nga strukturat e Partisë Socialiste, përmes mbështetjes së një anëtari të saj, ndërsa rekomandimi tjetër duhet të jetë nga një person jashtë partisë.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e socialistëve është kërkuar që vëmendje e veçantë t’i kushtohet Tiranës, ku pritet të zhvillohet beteja kryesore politike për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Nisma synon të krijojë një proces përzgjedhjeje për kandidatët që do të garojnë për këshillat bashkiakë, ndërsa drejtimi i platformës nga tre deputetët do të përcaktojë organizimin e aplikimeve dhe shqyrtimin e tyre.

Advertisement