✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata merr vendimin për tre të pandehurit

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit, ngjarje e rëndë e regjistruar më 6 tetor 2025. Ndërsa Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj janë gjithashtu të pandehur në këtë çështje.

Vendimi për dërgimin e dosjes në gjyq është marrë pas përfundimit të fazës paraprake të shqyrtimit. Tashmë çështja do të shqyrtohet në themel nga gjykata, e cila do të vlerësojë provat dhe përgjegjësinë penale të secilit prej të pandehurve.

Advertisement